Telegrafi

Rabiot i thotë jo kontratës së re me PSG-në

Football Soccer - Paris St Germain v Barcelona - UEFA Champions League Round of 16 First Leg - Parc Des Princes, Paris, France - 14/2/17 Paris Saint-Germain's Angel Di Maria celebrates with Adrien Rabiot after scoring their first goal Reuters / Christian Hartmann Livepic

Adrien Rabiot thuhet se e ka refuzuar ofertën e fundit për rinovim të kontratës me Paris Saint-Germain.

Mesfushori do të jetë një lojtar i lirë më 1 korrik 2019, por kampionët francezë po kërkojnë ta ndalin në klub me një marrëveshje të gjatë.

Sipas Paris United, lojtari ka hedhur poshtë një propozim të tretë  javën e kaluar.

Rabiotit i është ofruar pagë në vlerë 7.2 milionë euro për sezonin, plus bonuset.

Milan dhe Juve kanë qenë të lidhur me Rabiotin, i cili mund të largohet edhe në janar nëse PSG vendos të përfitojë.

Kjo pasi në verë do ta humbisni pa para.

Dy klubet italiane do të përballen me konkurrencë nga Barcelona.

As klubet e Anglisë nuk do të qëndrojnë duarkryq për një futbollist si francezi. /Telegrafi/