Telegrafi

Rabiot kërkon rritje rroge që të shkojë te Unitedi

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Juventusi është duke pritur me ankth që Manchester Unitedi të arrijë marrëveshje për kushtet personale të Adrien Rabiot, në mënyrë që ta marrë Leandro Paredesin nga Paris Saint-Germaini.

Megjithatë, mesfushori francez dëshiron rritje rroge për të shkuar në Old Trafford.

Burime të shumta konfirmojnë se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq për shitjen e Rabiotit për 20 milionë euro duke i përfshirë edhe bonuset.

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Problemi qëndron se lojtari, i cili po negocion përmes nënës së tij agjente, Veronique, dëshiron pagë më të lartë që të shkojë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Rabiot kërkon kontratë trevjeçare nga Man Utd

Me kalimin te Unitedi, ish-ylli i PSG-së do ta kalonte sezonin e parë pa Ligë të Kampionëve, prandaj dëshiron shpërblim për këtë gjë.

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Sipas Sport Mediaset, kërkesa është së paku 7.5 milionë euro në sezon, derisa te Juve përfiton shtatë milionë euro.

Në ndërkohë, Sky Sport Italia dhe Sportitalia janë të bindur se Bianconerët kanë arritur marrëveshje për kushtet personale të Paredes. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022