Milani, Juventusi dhe Roma, thuhet se të gjitha janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot.
21-vjeçari francez aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2019 me skuadrën parisiene, por është raportuar të ketë kërkuar një transferim me huazim në janar.
Sipas Calciomercato.it, Milani dhe Juve janë dy kandidatët më të mundshëm për të bërë një ofertë për të riun e talentuar francez, përcjell Telegrafi.
Roma është e thënë të jenë më e interesuar në yllin e ri të Atalantas, Franck Kessie, por mund të kthejnë vëmendjen e tyre për Rabiot nëse një ofertë e tillë dështon.
Vlen të theksohet se Rabiot ishte njëri nga futbollistët më të mirë në fitoren e thellë 4-0 të PSG-së ndaj Barcelonës, e vlefshme për 1/16-të e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/