Telegrafi

Qyteti u pushtua nga forcat ruse, vjen reagimi zyrtar i gjigantit ukrainas Shakhtar Donetsk

Shteti i Ukrainës tani ndodhet zyrtarisht në luftë me Rusinë.

Kjo gjë ka prekur edhe futbollin, pasi rusët tanimë janë futur në Ukrainë dhe kanë pushtuar dy qytete të mëdha si Donetsk dhe Luhansk.

E nga qyteti i Donetsk vije klubi i madh ukrainas Shakhtar Donetsk që thuajse çdo vit merr pjesë në garat evropiane.

Pas pushtimit të qytetit ka ardhur edhe reagimi i klubit në rrjetet sociale, reagim që është bërë viral.

“Ne do ta përballojmë këtë”, ka shkruar faqja zyrtare e Shakhtar Donetsk në verzionin anglisht në llogarinë zyrtare në Twitter.

Nuk kanë munguar komentet mbështetëse prej tifozëve nga e mbarë bota në rrjetet scoiale për Ukrainën dhe klubin Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/