Rreshjet e shiut që kanë filluar pasditën e sotme kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Maqedonisë. Më herët u raportua se ka patur sasi të mëdhaja të prurjeve të ujit dhe dheut në fshatrat e malësisë së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe Shkupi është goditur nga moti i lig. Zyrtarisht bëhet e ditur se kryeqyteti është përfshirë nga një mot i lig, me të rreshura të dendura të shiiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në komunikacion, ndërprerje të furnizimit me rrymë elektrike, si edhe shkulje të drunjve.
Ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të qytetit të Shkupit kanë intervenuar në disa drejtime, për të çbllokuar komunikacionin.
Me këtë rast, qyteti i Shkupit apelon te qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos dalin me vetura, deri sa të qetësohet moti. Gjithashtu, apelohet te qytetarët që për momentin janë bllokuar me automjetet e tyre, që të qëndrojnë brenda automjeteve dhe të presin që të qetësohet moti dhe të normalizohet komunikacioni./Telegrafi/