Telegrafi

Qyteti i Mykolaiv në Ukrainë iu nënshtrua një ‘sulmi masiv me raketë’

Ilustrim

Vitaliy Kim, guvernatori i Mykolaiv, që është në veriperëndim të Kherson, në jug të Ukrainës, ka postuar një përditësim në Telegram.

Ai tha se pak pas mesnate, Mykolaiv “iu nënshtrua një sulmi masiv me raketë, kryesisht nga sistemet raketore anti-ajrore S-300”, transmeton Telegrafi.

Kim shtoi se “ndërtesat shumëkatëshe u dëmtuan, dritaret u thyen, tubacionet e gazit, tubacionet e ujit, oborret e kinemasë dhe teatrit dhe ndërtesat administrative u dëmtuan”.

Një zjarr shpërtheu në një magazinë si rezultat i zjarrit me raketa, tha Kim.

Atje nuk u raportua për ndonjë fatalitet.

Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Siç bëhet e ditur, sistemi S-300 u zhvillua dhe operohej nga ish-Bashkimi Sovjetik. /Telegrafi/