Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.
Si pasojë, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Vadatursky, 74 vjeç, zotëronte Nibulon, një firmë e madhe bujqësore.
Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti granatimet “ndoshta më të fortat e të gjitha kohërave”.
Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla, si dhe banesa.
Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.
Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.
Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë. /Telegrafi/