Telegrafi

Qyteti Kharkiv në Ukrainë mbeti pa energji elektrike pas sulmeve ruse

Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, ka mbetur pa energji pas valës së fundit të sulmeve ruse në shënjestër të stacioneve të energjisë në të gjithë vendin.

Zyrtarët thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv tha se qyteti pësoi dëme “kolosale” pas sulmeve.

Një banore, Anastaisa, tha për BBC se dëgjoi disa shpërthime ndërsa sulmet filluan të premten në mëngjes.

“Në pak minuta dritat filluan të vezullojnë”, tha nëna e një fëmije dy muajsh. “Vetëm 10 sekonda më vonë ne ishim pa energji, gjithçka shkoi në qetësi dhe kaq. Për momentin nuk ka as ujë sepse stacionet e pompimit nuk mund të funksionojnë kur nuk ka energji në qytet, kështu që teknikisht ajo që kemi tani është një qytet pa furnizim me energji dhe ujë”.

Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv, tha se zyrtarët planifikonin të rivendosnin energjinë deri në mesnatë, por operatori i rrjetit të energjisë Ukrenergo paralajmëroi se shkalla e dëmit mund të nënkuptojë se do të duhet më shumë kohë për të rivendosur furnizimet. /Telegrafi/