Në rrjetin social Twitter, Kevin Rothrock, drejtori ekzekutiv i portalit të pavarur rus Meduza, ka publikuar pamjet nga ajo çfarë ka mbetur nga qyteti i Bakhmutit në Ukrainë.
Videoja e filmuar me dron tregon shkallën e dëmeve në qytetin ukrainas në lindje, që u zhvilluan betejat më të përgjakshme mes ukrainasve dhe rusëve, transmeton Telegrafi.
Aty shihet sesi pothuajse as edhe një ndërtesë, shtëpi, shkollë e spital nuk ka mbetur pa u shkatërruar nga raketat ruse që vazhdimisht godisnin dhe nuk zgjidhnin objektivat – ku më së keqi e kanë pësuar civilët.
Qyteti “fantazmë” të ngjallë frikën, për faktin se as edhe një lëvizje më e vogël e njerëzve nuk shihet dhe disa ndërtesa që janë shkatërruar pjesërisht del tym i zi.
Në këtë qytet që nga fillimi i luftës, zhvillohen luftime dhe të dyja palët pretendojnë të mbajnë kontrollin mbi të. /Telegrafi/
#Bakhmut pic.twitter.com/0PoqDUAHt1
— NEXTA (@nexta_tv) February 26, 2023