Site icon Telegrafi

Qytetari nga Leposaviqi: Para kutive të votimit po qëndrojnë përfaqësuesit e Listës Serbe

Qytetari nga Leposaviqi, Milomir Martinoviq tregon se para vendvotimeve po qëndrojnë përfaqësues të Listës Serbe.

Sipas Martinoviqit, këta përfaqësues janë duke marr mëditje.

“Mora pjesë në zgjedhje dhe sigurisht e votova atë që e kam pëlqyer. Mund t’iu them se Lista Serbe ka përfaqësuesit e saj para kutive të votimit. Kjo do të thotë se përfaqësuesit e saj mund ta marrin mëditjen a ne të tjerët jemi së bashku”, thotë Martinoviq në një video të publikuar në Facebook.

Sot, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, janë duke iu drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Lexo po ashtu Radoniqi: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, qytetarët të dalin në votime

Mirëpo, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë.

Për zgjedhjet për katër kryetarët në veri do të garojnë 11 kandidatë, dy prej të cilëve vijnë nga komuniteti serb.

Subjektet në garë janë: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kandidate e pavarur. /Telegrafi/

Exit mobile version