Site icon Telegrafi

Qytetari dorëzon kuletën me të holla në Policinë e Pejës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në Stacionin Policor në Pejë ka shkuar qytetari Petrit Brahimaj, i cili ka dërguar një kuletё që e kishte gjetur dhe në të cilën kishte të holla dhe dokumente personale.

Policia njofton se pas kësaj ka marr masat e nevojshme duke kontaktuar me personin të cilin i kishte humbur kuleta dhe dokumentet.

“Qytetari është ftuar në Stacionin Policor në Pejë dhe të njëjtit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta së  bashku me dokumentet personale. Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version