Site icon Telegrafi

Qytetarët s’presin ulje çmimesh (Video)

Pensionisti Emin Avdyli kishte vizituar njërin nga tregjet e Prishtinës, por nga aty është kthyer tejet nevrik. Kjo pasi që, sipas tij, tregtarët, kanë rritur çmimet edhe në kohën e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton KTV.

Ai, thotë të ketë dëgjuar për uljen e TVSH-së në disa produkte, por nuk pret se kjo do të ketë ndonjë ndikim për ulje çmimesh.

I po të njëjtit mendim është edhe Fehmi Vllasaliu.

Në një analizë të bërë nga instituti GAP, del se ulja e TVSH-së në 8 për qind për disa produkte esenciale nuk do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të qytetarëve, pasi që në rritjen e TVSH-së nga 16-18 për qind janë futur një numër produktesh, po ashtu esenciale.

Me këto ndryshime, sipas tij, do të përfitojë vetëm buxheti, me të cilin do të mundësohet kompensimi i rritjes së pagave në sektorin publik, që e ka ngarkuar në masë të madhe buxhetin, ndërkaq do të pësojnë të gjithë ata që nuk janë të punësuar në sektorin publik, përcjell koha.net.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë thënë vetëm se shpresojnë që do të ketë ulje të çmimit të produkteve, që do t’u ulet TVSH-ja, mirëpo nuk mund të detyrojnë tregtarët të bëjnë një gjë të tillë, për shkak se Kushtetuta e përcakton vendin me ekonomi të lirë.

 

Exit mobile version