Telegrafi

Qytetarët e incizuan, Policia në Gjilan dënon ngasësin e veturës që tejkaloi në mënyrë të parregullt

Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë ka identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në e-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Policia ndaj këtij kundërvajtësi ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/