Site icon Telegrafi

Qytetarët e Greqisë nuk duan që Maqedonia të ketë këtë emër (Foto)

Duke e analizuar diskursin e marrëdhënieve në mes dy shteteve Fondacioni për Politika të jashtme Eliamep ka anketuar 1000 qytetarë në lidhje me pyetjen rreth emrit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni

28% e të anketuarve janë pajtuar që në emër të jetë referenca Maqedoni, përkrah të ndonjë reference tjetër.

57% e të anketuarve nuk pajtohen asesi që në emrin e fqinjit të tyre të figurojë emri Maqedoni.

10% e qytetarëve të anketuar do të pranonin Maqedoninë me emrin e tanishëm.

5% janë përgjigjur se nuk e dinë ose nuk duan të prononcohen.

Kjo anketë bëhet në vigjilje të ri-fillimit të bisedimeve në mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me një zgjidhe të pranueshme për të dy palët për emrin./Telegrafi/

 

Exit mobile version