Site icon Telegrafi

Qytetarët e Drenasit thonë se kryetari i ri i komunës duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje familjeve të dëshmorëve

Komuna e Drenasit është njëra prej komunave që është prekur më shumë gjatë kohës së luftës.

E në këto zgjedhje lokale janë pikërisht familjet e dëshmorëve ata të cilët kanë kërkesat e tyre për kryetarin e ri të kësaj komune.

“Po pres me u bë më mirë, për shkak se më së pari unë jam gruaja e dëshmorit Haki Prokshit, shpresojmë që familjet e dëshmorëve me i punësu, të paktën një anëtarë prej familjes të punësohet, sepse edhe tokat që i kanë shitë në këtë komunë nuk kanë nda asgjë për neve”, tha Shkurta Prokqi.

Shkurta Prokqi

Banorët në këtë komunë kanë përmendur si problem edhe ndotjen e ajrit.

“Kërkojmë që ambienti nga Feronikeli të pastrohet dhe të shpëtojnë banorët nga kanceri, e të përmirësohet edhe shëndetësia sepse kemi probleme të mëdha për shkak të ambientit të ndotur, kemi numra të lartë të vdekjes edhe me kancer”, u shpreh Habib Makolli.

 

Habib Mekolli

Megjithatë këta qytetarë kërkojnë po ashtu që tu jepet më shumë hapësirë në vendimmarrje grave dhe vajzave të reja.

“Ta bëjë qytetin e Drenasit të jetueshëm siç ka qenë më parë, me jetu më mirë që të rinjve, grave dhe vajzave tu ofrohet hapësirë në vendimmarrje. Po ashtu presim nga kryetari i ri i Drenasit, që nivelin infrastrukturor ta rregullojë sepse ka ende mungesë të kanalizimit dhe të ujësjellësit dhe rrugët të paasfaltuara”, përfundoi Nëntor Zeka. /Telegrafi/

Nëntor Zeka
Exit mobile version