Telegrafi

Qytetarët bllokohen në një udhëkryq në qendër të Prishtinës, nuk dinë nga t’ia mbajnë nga qentë endacakë (Video)

Foto: Arkiv

Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë rrezik i vazhdueshëm për qytetarët e Prishtinës.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar një video ku shihen dy qytetarë në Prishtinë, afër “Katedrales” në mesin e qenve endacakë derisa janë duke pritur në semaforë.

Lexo po ashtu Qentë endacakë kafshojnë 4-vjeçarin në Prishtinë (Video)
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë

Edhe pse vitin  e kaluar komuna e Prishtinës kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të qenve endacakë, ky problem duket se po vazhdon.

Edhe Qeveria e Kosovës vitin e kaluar ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak në Kosovës, numri i të cilëve besohej se është rreth 20 mijë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv