Barcelona ka arritur me shumë vështirësi të mposhtë Granadën në javën e 20-të të La Liga-së me rezultat 1-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Blugranasit kishin bërë dy gjuajtje në drejtim të portës.
45 minutëshi i dytë kishte një paraqitje më të mirë nga kampioni në fuqi, pasi ishin më kërkues dhe rrezikuan më shumë portën.
Granda ishte e pafat në minutë e 69-të, pasi German Sanchez pranoi kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga takimi.
Momenti më kryesor i këtij takimi ishte në minutën e 76-të, atëherë kur Lionel Messi pranoi një top nga Arturo Vidal, për ta shënuar kështu golin e vetëm.
Quique Setiene e filloi kështu me fitore debutimin e tij te katalunasit, duke shpresuar që në ndeshjet e radhës të marrë një fitore më të pastër.
Pas javës së 20-të, Barcelona është lider me 43 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa në xhiron e 21-të do të ketë punë me Valencian. /Telegrafi/
https://twitter.com/footbazz/status/1219014205229191170