Telegrafi

Quincy Promes përballet me burg për importimin e 1370 kilogramëve kokainë në vlerë prej 75 milionë eurove

Ish-reprezentuesi i Holandës, Quincy Promes është akuzuar për kontrabandën e dyshuar të 1370 kilogramëve kokainë, ka njoftuar zyra e prokurorit publik të vendit.

31-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në importimin e dy maunave që përmbanin kokainë prej rreth 650 kilogramë përkatësisht 713 kilogramë.

Të dy maunat u kapën në Antëerp në janar 2020, siç raportohet nga gazeta holandeze NOS.

Promes dhe një tjetër holandez 31-vjeçar janë akuzuar të dy për import të kokainës përmes portit në Belgjikë.

Mediat holandeze kanë raportuar se një seancë paraprake do të zhvillohet më 5 qershor.

Avokati i Promes, Robert Malewicz nuk pranoi të komentojë mbi akuzat kur u pyet nga gazeta holandeze Het Parool.

“Unë do të jap një shpjegim të mëtejshëm gjatë seancës dëgjimore të së hënës”, deklaroi Malewicz.

Sulmuesi nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore për shkak se duhet të luajë një ndeshje për Spartak Moskën, me sezonin e Premierligës ruse që do të përfundojë të shtunën. /Telegrafi/