Telegrafi

Quaresma refuzon pagë vjetore 16 milionë euroshe

Ricardo Qauresma ka marrë një ofertë prej një skuadre kineze, por të cilën e ka refuzuar portugezi.

Shanghai SIPG i ka ofruar pagë vjetore mbi 16 milionë euro reprezentuesit të Portugalisë, e cila marrëveshje do të vlente për tre vjetët e ardhshme.

Po, Quaresma ka preferuar skuadrën e Besiktasit, megjithëse ka lënë të hapur mundësinë që të largohet vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat i referohen burimeve të afërta me mesfushorin me tipare sulmuese.

Ndryshe, Quaresma është shpall kampion për të dytin vit rresht në Superligës turke me Besiktasin. /Telegrafi/