Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, është pyetur në lidhje me deklaratat e deputetit të VLEN-it Halil Snopçe, i cili tha se nëse shfuqizohet Ligji për gjuhët dhe miratohet ai për “branitellat”, do të dalin nga Qeveria.
Mickoski i pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, shkurt u përgjigj “i qoftë me fat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski gjithashtu u pyet për deklaratat e Ali Ahmetit, i cili paralajmëroi protesta, ndërsa u përgjigj me të njëjtën fjali.
“Gjithashtu edhe atij i uroj shëndet të mirë dhe i qoftë me fat”, tha Mickoski.
Ndryshe, Snopçe mbrëmë tha se VLEN nuk ka çfarë të kërkojë në një Qeveri me OBRM-PDUKM-në, nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe, si dhe nëse miratohet ligji për “branitellat”, pa qenë pjesë e saj edhe ish-ushtarët e UÇK-së./Telegrafi/