Telegrafi

QKUK: Përkundër reshjeve të shiut s’ka dëmtime të aparaturave mjekësore

Foto: Arkiv

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujrave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar.

Lexo po ashtu Reshjet e shiut, QKUK: Uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë

“Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar.

Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë”, thuhet në postim.

Tutje në postim thuhet se puna është duke vazhduar edhe në klinikat tjera, kurse QKUK, nga dita e djeshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafit shëndetësorë të klinikave, për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut.

“Fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SHSKUK-së. /Telegrafi/