Telegrafi

Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe – protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë

Gjatë ditës së diel, shumë njerëz, madje diku deri 100 mijë, janë mbledhur për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Agresioni rus erdhi disa ditë më parë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri. /Telegrafi/

Policia gjermane thotë se më shumë se 100,000 protestues dolën në rrugët e Berlinit të dielën për të kundërshtuar agresionin rus të Ukrainës.
Protestuesit u mblodhën rreth shtyllave të Portës së Brandenburgut të kryeqytetit
Në Londër ata që protestonin kundër agresionit rus u mblodhën rreth shatërvanëve në sheshin Trafalgar
Në Paris, një demonstrues me një flamur ukrainas mbi kurrizin e tij gjatë një demonstrate në Sheshin Saint Michel
Në Amsterdam shumë njerëz sollën flamuj ukrainas për të protestuar jashtë Pallatit Mbretëror të qytetit
Në Madrid, demonstruesit kundër luftës zgjodhën të mblidheshin në sheshin Plaza de Cibeles të qytetit
Dhe protestuesit në kryeqytetin e Azerbajxhanit u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Baku