Ukraina tha të shtunën se kishte rrëzuar një aeroplan rus Su-25, duke e bërë atë të katërtin në dy javë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Su-25 është një aeroplan i epokës sovjetike që përdoret për të ofruar mbështetje ajrore dhe për të shkatërruar objektiva specifike.
Në një postim thuhej: “Forcat kundërajrore nga Brigada 110 po vazhdojnë të ndëshkojnë [aeroplanët rusë] për kalimin e paligjshëm të kufirit”.
“Një tjetër Su-25 i armikut është rrëzuar, mbetjet e tij digjen në rajonin e Donetsk. Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se aeroplanë të tjerë u rrëzuan më 13 maj, 11 maj dhe 4 maj.
Ndryshe, rajoni i Donetskut, ku u rrëzua aeroplani i fundit, ka qenë prej kohësh pjesë e vijës së parë të luftës, e cila filloi në shkurt 2022.
Së bashku me Luhanskun, Donetsk përbën zonën më të madhe të Donbasit, një rajon që Moska në dukje po i jep përparësi veprimeve ushtarake, me fokusin e presidentit rus Vladimir Putin në lindjen kryesisht rusisht-folëse. /Telegrafi/