Site icon Telegrafi

Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministren e Mbrojtjes – së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, është shkarkuar nga posti i saj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, ka konfirmuar qeveria e vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar të dhëna të përditësuara mbi përparimin e vendit të saj në terren.

Qeveria nuk ka dhënë një arsye për shkarkimin e saj ndërkohë që janë bërë të ditur edhe emrat e zëvendësministrave të tjerë ukrainas të hequr nga postet e tyre.

Lexo po ashtu Ukraina thotë se mund të "thyejë" korridorin tokësor të Rusisë me Krimenë para se të fillojë dimri

Kështu, përveç Hanna Maliar, nga posti i tyre janë shkarkuar edhe:

Volodymyr Valerianovych Gavrilov – zëvendësministër i Mbrojtjes;

Rostyslav Teodoziyovych Zamlynskyi – zëvendësministër i Mbrojtjes;

Denis Oleksandrovich Sharapov – zëvendësministër i Mbrojtjes;

Shevchenko Andrii Vitaliyovych – zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës për Integrimin Evropian

Deinega Vitaly Olegovich – zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës për zhvillimin dixhital, transformimet dixhitale dhe dixhitalizimin;

Veç tyre, është shkarkuar edhe Kostiantyn Vashchenkom, sekretari shtetëror i ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshimet vijnë pasi Volodymyr Zelensky emëroi Rustem Umerov për të zëvendësuar Oleksii Reznikov si ministër të Mbrojtjes në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Exit mobile version