Site icon Telegrafi

Qeveria ua fal borxhet keqpërdoruesve të fondeve publike (Video)

Me miliona euro dëme të shkaktuara shtetit me veprimet e tyre nuk i kishin mjaftuar qeverisë, e cila të njëjtit i ka futur në listën e kompanive që do të falen nga borxhet e krijuara, raporton KTV.

Në listë të përpiluar nga ATK-ja janë të përfshira një numër kompanish, vendëse e ndërkombëtare, të cilat nuk kanë paguar asnjë cent tatime.

Shefka Shasivari, menaxheres e “Trade for Aid International”, e dënuar nga gjykatësit e EULEX-it me një vjet burg për shkak të keqpërdorimeve me fondet publike, i janë falur mbi 107 mijë euro borxhe në tatime nga vendimi i qeverisë për falje të borxheve, transmeton Koha.net .

Në këtë listë është gjendur edhe gjyqtari dhe ish-avokati i dënuar për falsifikim të nënshkrimit, Kolë Puka, të cilit i janë falur mbi 500 mijë euro borxh.

Sa u përket kompanive ndërkombëtare, mund të shihet ajo italiane për ndërtim të rrugëve, ‘Carta Isnardo’. Kjo e fundit, sipas një hulumtimi, kishte fituar në vitin 2002 një tender nga Komisioni Evropian në vlerë prej 1.3 milionë eurosh për riparimin e rrugës Kaçanik-Bllacë. Kompania në fjalë i ka mbetur borxh më shumë se 363 mijë euro ATK-së.

Exit mobile version