Pas lajmit të publikuar në mediat shqiptare për takimin e papritur në Shkodër në mes të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe atij të Malit të Zi Dusho Markoviq, Qeveria e Kosovës ka dërguar një komunikatë për media.
Sipas komunikatës nga Kryeministria, takimi ishte miqësor, e në të ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.
“Dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral, si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.
Sipas Qeverisë, Mustafa dhe Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon.
Ndryshe, sot është raportuar se temë e bisedimeve e te dy kryeministrave besohet ka qenë edhe çështja e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.