Telegrafi

Qeveria ”shpëton” mbajtjen e Super Kupës evropiane në Shkup

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotshme ka diskutuar për kushtet e stadiumit ”Telekom Arena-Filipi i dytë” në Shkup dhe përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e ndeshjes së superkupës evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qeveria ka lëshuar 7 milionë denarë në arkat e Shoqërië Aksionare për menaxhim të pronës publike në Maqedoni për nevojat e plotësimit të kushteve të kërkuara nga UEFA për tu zhvilluar loja.

Bëhet fjalë për mjete të lëshuara për blerjen e kondicionerëve që janë edhe në listën e kërkesave të UEFA-së. Kondicionerët do të vendosen nëpër korridore dhe në dhoma e zhveshjeve për lojtarët.

Gjithashtu, në listën e prioriteteve janë edhe kushte tjera për të cilat do të gjendet zgjidhje e pjesshme nga Qeveria e Maqedonisë.

Përndryshe, më 8 gusht ëhtë loja mes Manchester United dhe Real Madrid, si fitues të UEFA Europa League dhe fituesit të Champions League. /Telegrafi/