Site icon Telegrafi

Qeveria nuk ndau mjete për ta, reagon Qyteti i Shkupit: Përndjekje politike, u refuzuan mbi 20 projekte

Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, e Strumicës dhe komuna e Tearcës, janë përjashtuar  nga mjetet e ndara nga Qeveria për financim të projekteve komunale, për mbështetje të 274 projekteve që kushtojnë 65 milionë euro.

Nga qyteteti i  Shkupit kanë reagur ashpër, duke theksuar  se ky vendim është një vërtetim i “gjendjes së mentaliteti sektar të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”.

“Ata që nuk mendojnë njëjtë përndiqen politikisht, duke dëshmuar se nuk ka kapacitet demokratik dhe lidership”, thuhet në reagimin e qytetit.

Më tej nga Qyteti i Shkupit, kanë treguar edhe projektet për të cilat kanë aplikuar dhe nuk janë përkrahur nga Qeveria.

Reagimi i Qytetit të Shkupit

“Mbi 20 projektet të gjitha me fokus në përmirësimin e transportit publik, zhvillimit të infrastrukturës rrugore të qytetit, mbrojtjes kundër zjarrit, higjienës publike, informacioneve teknologjike dhe digjitalizimit, si dhe fusha e kulturës, janë refuzuar dhe nuk janë mbështetur nga Qeveria”,

Kanë reagur edhe nga Komuna e Sarajit.

Ata thonë se kanë  paraqitur projektin për rikonstruimi  e rrugëve  në vendbanimin Llaskarcë   dhe Sfillare dhe si rrjedhojë sipas tyre, komuna i ka  ndjekur të gjitha  hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik, mirëpo nuk u sigurua përkrahje nga Qeveria.

Exit mobile version