Site icon Telegrafi

Qeveria hungareze mohon se kryeministri Orban kishte folur për mundësinë e tërheqjes nga Bashkimi Evropian

Qeveria hungareze më 13 shkurt mohoi se kryeministri Viktor Orban kishte folur për mundësinë e tërheqjes nga Bashkimi Evropian gjatë një mitingu të fushatës një ditë më parë.

Ka qenë zëdhënësi i Orban, Zoltan Kovacs, ai që përmes Twitter ka thënë se agjencia gjermane e lajmeve dpa “e kishte gabim”.

“Kryeministri Orban nuk la të kuptohet se do të largohej nga BE-ja”, shkroi Kovacs. “Përkundrazi, ai tha: Ne, nga ana jonë, duam ta mbajmë BE-në të bashkuar…. BE-ja ka të ardhme vetëm nëse mund të qëndrojmë së bashku”.

Lajmi i DPA thuhet se mbulonte një fjalim të Orbanit më 12 shkurt ishte titulluar: Orban sugjeron mundësinë e daljes së Hungarisë nga BE.

Ndryshe, duke folur në një fjalim vjetor që këtë vit shënoi fillimin e fushatës së tij për zgjedhjet parlamentare të Hungarisë më 3 prill, Orban tha se BE po bën “një luftë të shenjtë, një xhihad” kundër Hungarisë nën sloganin e shtetit të së drejtës.

Kështu Orban u tha mbështetësve të tij në Budapest se BE duhet të tregojë “tolerancë” ndaj Hungarisë.

Orban paralajmëroi gjithashtu për një vërshim të mundshëm refugjatësh nga Ukraina fqinje nëse Rusia fillon një pushtim ushtarak atje.

Megjithatë, ai foli gjithashtu kundër planeve të BE-së për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës nëse ajo sulmon Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version