Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publikë emrat e ministrave nga radhët e LDK-së, në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.
Në Qeverinë e re disa prej ministrave aktualë të LDK-së do të mbesin në pozitat e njëjta, kurse disa do të marrin ministri tjera e njëri prej tyre është larguar.
Hykmete Bajrami, e cila aktualisht është ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Qeverinë Hoti do ta udhëheq Ministrinë e Financave, ndërsa Agim Veliu do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan Telegrafi.
Kurse, pjesë e kabinetit qeveritar nuk do të jetë Lumir Abdixhiku. E, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, të cilën e udhëhoqi Abdixhiku, pritet ta udhëheq Arban Abrashi, shkruan Telegrafi.
Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër
Hykemte Bajrami – Ministrinë e Financave
Anton Quni – Ministrinë e Mbrojtjes
Vlora Dumoshi – Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Agim Veliu- Ministrinë e Punëve të Brendshme
Arban Abrashi- Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj- Ministrinë e Shëndetësisë
Besian Mustafa – Ministrinë e Bujqësisë
Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 11:00. /Telegrafi/