Site icon Telegrafi

Qeveria greke: Marrëveshje nuk ka por ka vendim nga Kisha Patriarkale për kishën e vendit fqinj

Demokracia e re nuk duhet të shpejtojë. Deri në këtë moment nuk ekziston asnjë marrëveshje, thuan nga zyra e kryeministrit grek në përgjigjen e pyetjes së opozitës, në lidhje me qëndrimet e djeshme të kryeministrit Zaev dhe thonë se deri më tani ajo çka është arritje e vetme është vendimi nga Patriarkana e Qiellore në lidhje me emrin e kishës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vetmja gjë që ekziston deri më tani është vendimi i Sinodit Botëror të Patriarkanës Qiellore që sillet si duhet për të plotësuar kërkesa e kryeministrit të IRJM-së për shlyerjene termit “Maqedonia” nga emri i kishës të fqinjëve tanë”, thuhet në deklaratë.

Duke u thirrur në deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoaran Zaev në konferencë shtypi, Demokracia e Re kërkon nga qeveria greke të përgjigjet nëse Tsipras a e ka pranuar njohjen e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonase, a janë tërhequr nga pozicionet e nacionale për emrin erga omnes dhe nëse më është angazhuar që të lejoj integrimin e Maqedonisë në NATO, “pa u tërhequr nga Kushtetuta dhe të gjitha pohimet e papranueshme irredentiste. /Telegrafi/

Exit mobile version