Telegrafi

Qeveria gjermane: Sulmet brenda shtetit rus janë legjitime nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare

Qeveria gjermane i konsideron sulmet në territorin rus me armë të prodhimit ukrainas si legjitime nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.

Kështu deklaroi zëdhënësi i kabinetit gjerman Steffen Hebestreit gjatë një konference të mërkurën, raporton cnn.

“Unë nuk dhashë një vlerësim timin (sulmit ukrainas me dron ndaj Moskës), por një vlerësim nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare i konsideron sulme të tilla legjitime”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Hebestreit vuri në dukje se, siç tha kancelari gjerman Olaf Scholz, Berlini po dërgon armë në Kiev për “mbrojtjen e territorit ukrainas”.

Dronët ukrainas sulmuan Moskën dhe rajonin e Moskës të martën në mëngjes. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në sulm morën pjesë gjithsej 8 dronë, nga të cilët 5 u rrëzuan dhe 3 u shtypën nga sistemet e luftës elektronike.

Lexo po ashtu Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në Moskë, por nuk kërkuan shtrimin në spital. Disa ndërtesa pësuan dëmtime të vogla.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly beson se Ukraina ka të drejtë të sulmojë Rusinë jashtë territorit të saj. Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administrata amerikane nuk i mbështet sulmet e Ukrainës brenda Rusisë. /Telegrafi/