Site icon Telegrafi

Qeveria gjermane rrit pagat, nuk do të besoni sa paguhet Angela Merkel

Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe ministrat vendosën rritjen e pagës së tyre, pasi sot Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin që rrit rrogën e anëtarëve të kabinetit duke filluar nga një marsi i kaluar.

Kështu, pagat e qeverisë gjermane rriten 2,2 për qind nga marsi i kaluar dhe 2,35 për qind më shumë duke filluar nga një shkurti i vitit 2017.

Lexo po ashtu Merkel: Refugjatët sollën terroristët

Paga e kancelares Angela Merkel kalon nga 17, 992 euro që merr aktualisht, në 18 820 euro në muaj.

Paga e ministrave rritet nga 14, 608 në 15,280 euro dhe e zëvendësministrave nga 11, 223 në 11, 740 euro.

Exit mobile version