Telegrafi

Qeveria gjermane hedh poshtë mundësinë e aktivizimit të Nord Stream 2

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë sugjerimet se mund të aktivizojë gazsjellësin, “Nord Stream 2” nga Rusia për të kompensuar flukset e reduktuara të gazit përmes Ukrainës.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Energjisë tha të mërkurën se Gjermania aktualisht po merr një çerek më pak gaz përmes Kievit pasi autoritetet ukrainase mbyllën një tubacion duke thënë se nuk e kontrollon stacionin kryesor pasi është në duart e Rusisë.

Annika Einhorn, zëdhënësja e ministrisë, tha se mungesa po kompensohet pjesërisht përmes rritjes së furnizimeve nga Norvegjia dhe Holanda, raporton euronews.

“Nord Stream 2 ka vdekur me të vërtetë pasi rusët sulmuan Ukrainën dhe askush nuk po mendon ta kyç”, tha ajo.

Zyrtarja gjermane gjithashtu vuri në dukje se shumica e gazit rus arrin në Gjermani përmes një tubacioni simotër, Nord Stream 1, dhe jo nëpërmjet Ukrainës.

Ndryshe, Gjermania është zotuar të përfundojë importet e gazit natyror rus më së voni deri në vitin 2024. /Telegrafi/