Site icon Telegrafi

Qeveria e Serbisë planifikon të investojë në Brezovicë

Sipas Zyrës Serbe për Kosovën, Qeveria e Serbisë së shpejti do të ofrojë “zgjidhje” për Brezovicën në bazë të një programi investiv që do të ketë në fokus skijimin dhe aktivitetet tjera për të ofruar garanci të mjaftueshme ligjore për investime të sigurta.

“Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të mbështesë veprimet që kanë qëllim gjetjen e një zgjidhjeje ndaj dhunës që Prishtina ka shfaqur gjatë procesit të privatizimit të njëanshëm të resorit të skijimit. Janë duke vazhduar hapa para gjykatave në Kosove të nisur nga ‘Fond Indeks Intereksport’, ndërsa ‘Qendra e Skijimit e Serbisë’ ka paralajmëruar se do të kërkojë të drejtën ne Gjykatën e Arbitrazhit” thuhet ne deklaratën e Zyrës për Kosovën. /KosovaPress/

Exit mobile version