Është zbuluar lista përfundimtare e ministrive, që do t’i takojnë partive të ndryshme të koalicionit PAN-AKR. PDK, si partia më e madhe, do t’i ketë 6 ministri, dhe një zëvendëskryeministër.
AAK do të ketë më së paku ministri. Vetëm dy, të FSK-së dhe të Infrastrukturës.
Nisma për Kosovën do t’i ketë 3 ministri dhe një zëvendëskryeministër, kurse AKR do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe 4 ministri, përcjell Gazeta Blic.
Lista Serbe do t’i ketë 3 ministri dhe njëzvendëskryeministër, ndërsa komunitetet joserbe do t’i kenë dy ministri.
Lista Rugova do t’i ketë dy poste, një zëvendëskryeministër dhe një ministri, që do ta udhëheqë Dardan Gashi.
Lista e plotë:
PDK
Zëvendëskryeministër
Ministria e Financave
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ministria e Integrimeve
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
AAK
Ministria e FSK-së
Ministria e Infrastrukturës
NISMA
Zëvendëskryeministër
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Arsimit
Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë
AKR
Zëvendëskryeministër i parë
Ministria e Punëve të Jashtme
Ministria e Brendshme
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Ministria e Mjedisit
Dardan Gashi
Zëvendëskryeministër
Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike
Lista Serbe
Zëvendëskryeministër
Ministria për Kthim
MAPL
Ministria e Bujqësisë
Komunitetet jo serbe
Ministria e Administrates Publike
Minister pa portofol