Zhvillimet assesi të përfundojnë në lidhje me mercedesin e shtrenjtë, të blerë nga qeverisja e kaluar, për të cilin ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vite burg.
Kësaj radhe, harxhimet për mirëmbajtjen e këtij mercedesi do të jenë afër 30 mijë euro, para këto që do të ndahen nga qeveria.
Kriteri për të arritur një marrëveshje është çmimi më i lirë në treg. Nga qeveria thonë se mirëmbajtja e rregullt e veturës duhet të bëhet, deri sa të jetë ende në pronësi të shtetit./Telegrafi/