Telegrafi

”Qeveria e Maqedonisë ta rritë buxhetin për mjedisin jetësor ose do të paditet”

Nisma qytetare ”O2 Koalicioni për ajër të pastër”kërkon nga Qeveria që të rritet buxheti për mbrojtje të mjedisit jetësor për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që buxheti të rritet nga 0,4% e Bruto Prodhimit Vendor, në 2,5%. Në të kundërtën koalicioni paralajmëron procedura juridike kundër shtetit për shkelje të konventave të ratifikuara, Kushtetutës, të drejtave të njeriut dhe fëmijëve.

Paditë dhe ankesat mendohet të dërgohen në institucionet ndërkombëtare, si edhe të organizohen protesta./Telegrafi/