Prania e grimcave dëmtuese PM10 dje kanë qenë nën pragun e 188 mikrogramëve për metër kub në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Tetovë dhe për shkak të kësaj Qeveria nga nesër do të shfuqizoj masat e rekomanduara të cilat vlejnë për ndotjen e ajrit të tepruar. Deri më tani nuk ka informacion se a shfuqizohen edhe udhëtimi pa pagesë me autobus dhe se a do të vazhdohet pushimi dimëror për nxënësit e shkollave.
“Më 21 janar grimcat e PM10 janë nën pragun emergjent nga 188 mikrogramë për metër kub dhe në këto dy ditët e fundit në stacionet matës në Shkup, Qendër, Karposh, dhe nga Rekotorat, Milladinovc, Manastir, Gostivar dhe Tetovë vërehet se pasojat nga ndotja e ajrit janë ndërprerë.
Nga nesër shfuqizohen rekomandimet e caktuara si: lirimi i grave shtatzëna nga puna, personat që janë mbi 60 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike./Telegrafi/