Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e polisës kufitare për diasporën

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi tha se nga 1 korriku Qeveria do ta merr përsipër që të mbulohet ky shpenzim, shkruan Telegrafi.

“Ky vendim na hap rrugën që së bashku me BQK dhe BSK e marrim përsipër që Qeveria ta mbulojmë këtë pagesë. Mbulimi do të filloj nga 1 korrik. Është një mbulim i përkohshëm. Kosova duhet të gjejë një zgjedhje që të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër”, tha Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version