Siç na tregon edhe historia, Jemeni për vite të tëra ka vuajtur nga luftërat civile si pasojë e qeverisjes së pjesës më të madhe të vendit nga Houthit.
Tashmë, qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht, ka dënuar rebelët për “zvarritjen e vendit në konflikt” pas sulmeve amerikane dhe britanike.
Në një deklaratë nga agjencia zyrtare e lajmeve, Saba, autoriteti me bazë në Aden akuzoi rebelët për “krijimin e një konflikti propagandë”, si dhe për “pretendimet e rreme” për mbështetje ndaj Gazës.
Gjithashtu, agjencia theksoi nevojën për të rivendosur institucionet legjitime shtetërore në Jemen në mënyrë që të garantohet siguria në Detin e Kuq.
Qeveria jemenase ka dënuar bombardimet e Izraelit në Gazë dhe ka bërë thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur një ofensivë ndaj grupit Houthi pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj anijeve të mallrave dhe karburanteve në Detin e Kuq. /Telegrafi/