Më shumë se 26 milionë euro kanë marrë televizionet kombëtare nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, tregojnë të dhënat e BIRN.
Në bazën e re të Ministrisë së Financave, mund të shihen gjitha pagesat që i ka bërë qeveria, ministritë dhe institucionet tjera, për kompanit ose personat privat në dhjetë vitet e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara, 95 përqind e shumës së përgjithshme kanë përfunduar në llogaritë e televizioneve “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa”.
“TV Sitel” mban rekord pasi ka marrë 10.2 milionë euro në periudhën shtatë vjeçare.
Ndryshe, këto tre televizione kanë qenë ndër mjetet propaganduese më të mëdha të qeverisë së Nikolla Gruevskit./Telegrafi/