Telegrafi

Qeveria e cakton Zaevin për ta nënshkruar Marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqeonisë dhe Republikës së Bullgarisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria mori vendim me të cilin përcaktohet kryeministri Zoran Zaev ta nënshkruajë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqeonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Përndryshe Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të gushtit, pavarësisht reagimeve të OBRM-PDUKM, gjoja se flitet për marrëveshje që do të humbas Maqedonia.

Maqedonia, kohëve të fundit, gjegjësisht me ardhjen e Qeverisë së re, është duke i përmirësuar raportet me shtetet fqinje, si pikë pozitive për mbështetje në BE dhe NATO. /Telegrafi/