Konkurrentët në Big Brother VIP Albania gjatë kësaj jave kanë krijuar qeverinë e ‘Big Brother’.
Pas fushatës, me shumicë votash Kristi u zgjodh President, Luizi Kryeministër, Qetsori Ministër i Brendshëm, Elvisi Ministër i Jashtëm, Efi Kryetare Parlamentit, ndërsa Kiara, Nita, Bledi dhe Keisi ishin popull.
Artisti shkodran nën cilësinë e kryeministrit mblodhi ‘kabinetin qeveritar’ dhe miratuan ligjet që e shtëpisë si dhe ndëshkimet për çdo shkelje.
Ndërkaq, ligjet e vendosura nga Qeveria u shoqëruan me debate e ngjarje të shumta.
Momenti që mori më shumë vëmendje ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.
Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi këtë veprim si dhunë fizike, duke shtuar se Qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet në forma të tilla.
Teksa kjo pjesë u diskutua edhe në spektakël, Aliaj reagoi sërish duke thënë se nuk i pëlqeu ky veprim dhe se pa elemente nepotizmi dhe servilizmi.
Debati vijoi ku të gjithë banorët e tjerë thanë se u kënaqën dhe se vetëm Kristi ishte kundër kësaj. /Telegrafi/