Telegrafi

Qeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat (Video)

Qeveria e Kosovës po zotohet se do të përmbush në kohë të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në mënyre qe të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se çështja e liberalizimit të vizave e detyron Qeverinë e Kosovës qe të marrë hapa konkret dhe të shpejtë për të plotësuar këtë kriter, para se qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Shengen. /Tribuna Channel/