Site icon Telegrafi

Qeveria britanike refuzon referendumin për pavarësi të Skocisë

Qeveria britanike ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në negociata për propozimin e Qeverisë skoceze për të mbajtur një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë, në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019.

Reagimi i Qeverisë britanike, vie pas votimit të sotëm në Parlamentin skocez, ku i është dhënë drita jeshile Qeverisë, për të kërkuar nga Qeveria britanike, që të organizohet referendumi i ri për pavarësi të Skocisë, para se Britania të fillojë negociatat për largim nga BE, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version