Aktivistja e klimës, 17 vjeçarja Greta Thunberg siç duket nuk e ka harruar një thumbim që i kishte bërë presidenti amerikan, Donald Trump, rreth 11 muaj më parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, madje në “hakmarrjen” ndaj Trump të enjten, Thunberg ka përdorur pikërisht frazën e presidentit amerikan.
Në vitin 2019, presidenti i SHBA ishte tallur me Greta Thunberg kur ajo u emërua personi i Revistës Time.
So ridiculous. Greta must work on her Anger Management problem, then go to a good old fashioned movie with a friend! Chill Greta, Chill! https://t.co/M8ZtS8okzE
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 12, 2019
Z. Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për të emëruar aktivisten adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.
Dhe aktivistja mjedisore ricikloi fjalët e vetë z. Trump të enjten për akuzat e tij për mashtrim të votuesve.
So ridiculous. Donald must work on his Anger Management problem, then go to a good old fashioned movie with a friend! Chill Donald, Chill! https://t.co/4RNVBqRYBA
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) November 5, 2020
“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, ka shkruar Greta Thunberg në një postim në Twitter të enjten, duke iu përgjigjur një cicërimë nga Donald Trump që lexonte “NDALONI NUMËRIMIN E VOTAVE”.
Dhe që nga publikimi në Twitter të enjten, postimi i Thunberg ka tejkaluar numrin e pëlqimeve të postimit të Donald Trump. /Telegrafi/