Telegrafi

Qetë deri tani në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev – thotë nënkryetar i bashkisë

Pavarësisht paralajmërimeve mbrëmë se kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, do të goditej nga një sulm i raketave ruse, një goditje ajrore nuk duket të ketë ndodhur – megjithëse ka pasur shpërthime jashtë qytetit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Autoritetet thanë se një sulm rus goditi një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në jug të Kievit, i cili gjithashtu ka një bazë ajrore ushtarake.

Zjarri atje është ende i ndezur dhe zyrtarët kanë paralajmëruar banorët në zonën përreth si dhe në Kiev që të mbyllin dritaret e tyre kundër tymit kimik.

Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk ka thënë sot në mëngjes situata në qytet mbetet e qetë dhe nën kontrollin e forcave ukrainase.

Ai vuri në dukje se kishte pasur përleshje me grupet diversante ruse në Kiev gjatë natës, por nuk dha asnjë detaj. /Telegrafi/