Telegrafi

Qerkini, udhëheqësve të institucioneve: Pa fakte konkrete mos të bisedojmë me Serbinë, boll kanë luajt me ne

Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve” në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, ka thënë se gjenocidi ishte i hapur dhe jo i fshehur.

Qerkini ka thënë se nuk ka asgjë që nuk dihet se çfarë ka barë Serbia në Kosovë

“U bënë 21 vite dhe ne nuk po mundemi me bind bashkësinë ndërkombëtare apo njerëzit që po na udhëheqin e po bisedojnë se më nuk ka bisedime deri sa në tavolinë nuk e qesin letrën edhe thonë qe ku janë”, u shpreh Qerkini.

Qerkini ka shtuar se biseda për persona të pagjetur dhe gjenocid donë forcë prej miqve ndërkombëtarë që të bëjnë presion ndaj Serbisë, por edhe në të qesim kushte.

“Ju kisha lut që në dialog pikë të rendit të ditës të pagjeturit pa dokument pa imazhe satelitore mos të ulemi më me bisedua. Kemi biseduar boll, na kanë luajt shah boll”, shtoi Qerkini. /Telegrafi/