Pas vitesh nuhatje në shërbim të policisë shqiptare, qeni 10-vjeçar i racës pastor gjerman me emrin Konti është një nga 20 qentë që kanë përfunduar karrierën e tyre në polici, duke dalë në pension.
Pas daljes në pension, qentë e policisë nxirren për adoptim për publikun e gjerë.
Por, pastori gjerman Konti është me fat sepse ai do ta shijojë “pensionimin” në krah të partnerit të tij në luftën kundër krimit, policit Ilir Balla.
Balla tha për AFP se ndarjet me qentë e policisë janë të vështira, ndaj ai vendosi të adoptoi zyrtarisht qenin pas tërheqjes së tij nga policia, duke u zotuar se do të kujdeset për të “deri në ditët e fundit të jetës së tij”. /Telegrafi/